SERBIA, NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo pasi qeveria serbe i ka kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiq të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera kryeministrja Ana Brnabiq thekson se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga opozita dhe një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të jashtëzakonshme parlamentare.

Krahas zgjedhjeve parlamentare do te mbahen edhe zgjedhje lokale do të mbahen në rreth 60 komuna.

SHARE