Karkaleca të zhytur në krem spinaqi,Kan nje shije qe na mahënitë të gjithë.
Përbërësit
- 1 kg karkaleca të mëdhenj (të qëruar e pastruar)
- 1 lugë çaji borzilok i freskët
- Kripë, piper të zi
- 2 lugë gjelle gjalpë ( të ndara)
- 3 thelpi hudhër të grimcuara
- ½ filxhan me panna
- 1 gotë me lëng pule
- ½ tufë spinaq
- 1 filxhan me djathë të grirë parmigiano
Udhëzimet
- Marinoni karkalecat me borzilok, kripë dhe piper.
- Në një tigan skuqni 1 lugë gjelle gjalpë dhe më pas shtoni karkalecat.
- Pas 3 minutash i hiqni karkalecat dhe i lini mënjanë.
- Në po të njëjtin tigan skuqni gjalpin e mbetur. Shtoni hudhrat dhe lëngun. Tani shtoni spinaqin dhe e lini të marrë një valë për 2-3 minuta.
- Shtoni panën dhe i përzieni mirë. Prisni derisa masa të trashet disi.
- Shtoni djathin parmigiano dhe prisni sa të shkrihet.
- Në fund shtoni karkalecat.
- Pas 3 minutash e hiqni tiganin nga zjarri.
- Shijojini të ngrohta. Ju bëftë mirë!