Ideale për një vaktë të bollshëm.
Përbërësit
- 2 luge gjelle verë e kuqe
- 2 lugë gjelle mustardë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 4 thelpi hudhra
- 1 lugë çaji kripë
- 1 degë rozmarinë
- Gjokse apo fileto pule (4- 6 copë)
- 1 filxhan me ullinj.
Udhëzimet
- Në një tas të madh bashkoni verën e kuqe, mustardën, vajin e ullirit, hudhrën, kripën dhe rozmarinën.
- Më pas shtoni mishin e pulës dhe ullinjtë.
- I përzieni mirë dhe e mbuloni enën me një qese plastike.
- E fusni në frigorifer dhe e lini të qendrojë të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.
- Të nesërmen e kaloni masën në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet për gati 1 orë në nxehtësi të ulët.
- Kur ta shikoni që mishi i pulës ka marrë një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe mund ta hiqni.
- Mund ta shoqëroni me kuinoa, oriz ose thjesht me pak bukë.
- Ju bëftë mirë!