Embëlsirë e thjeshtë me mollë jeshile dhe tërshërë

Me tërshërë, mollë dhe pak fantazi, realizohet një ëmbëlsirë për t’u pasur zili!

Përbërësit

  • 1 filxhan me tërshërë
  • ¼ filxhan me bajame të copëtuara
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 3 lugë gjelle shurup panje
  • 1 ½ lugë gjelle me vaj kokosi
  • Për mbushjen:
  • 6 mollë jeshile të prera në kubik të vegjël me gjithë lëkurë
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • 1 ½ lugë gjelle kanellë
  • ¼ lugë çaji me arrëmyshk.

Udhëzimet

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  2. Në një tas kombinoni tërshërën, arrat, kanellën, shurupin e panjes dhe vajin e kokosit. I përzieni mirë.
  3. Në një tas tjetër kombinoni mollët me miellin e misrit, kanellën, arrëmyshkun dhe i trazoni.
  4. Këtë masë shtojeni tani tek ena e parë dhe më pas e kaloni të gjithën në një tavë.
  5. Ngjesheni mirë masën me ndihmën e një spatule. Në sipërfaqe duhet të lini tërshërën.
  6. Tani e fusni në furrë për t’u pjekur për 25-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë kafe të artë.
  7. Shijojeni!

SHARE