Keni provuar ndonjëherë akullore me mjedra? Nëse jo, tani është koha ta përgatisni vetë me recetën më të thjeshtë.
Përbërësit
- 250 gram mjedra ( të lara mirë)
- 1 gotë ujë
- 50 gram shurup panje
- Lëngu i një limoni.
Udhëzimet
- Në një tigan në zjarr mesatar përzieni mjedrat me shurupin e panjës. I trazoni vazhdimisht derisa mjedrat të treten plotësisht.
- Pasi të jenë gati, e hiqni masën nga zjarri dhe e kaloni në një tas.
- Pasi të jetë ftohur pak, e kaloni në blender dhe e përzieni për disa sekonda, derisa masa të bëhet homogjene. I shtoni edhe lëngun e limonit.
- Tani e ndani masën nëpër format specifike për akullore, ose nëse nuk keni të tilla përdorni disa gota plastike.
- Këto të fundit do ju ndihmojnë që kur t’i nxirrni nga ngrirja, t’i çani dhe t’i shijoni siç duhet.
- Akulloret me mjedra i lini në ngrirje gjatë gjithë natës.
- Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!
- Ju bëftë mir!.