PAGA MESATARE NË KORRIK 797 EURO

Sipas të dhënave të Monstat, paga mesatare pa taksa dhe kontribute në korrik ishte 797 euro dhe ishte 0.3 për qind më e lartë se në qershor.

Paga mesatare neto në korrik është rritur me 11.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Paga mesatare bruto në qershor ishte 993 euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në korrik shënuan një rritje prej një për qind në krahasim me qershorin, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 0,7 për qind”, thuhet në njoftim.

SHARE