KALENDARI SHKOLLOR: MËSIMI FILLON TË HËNËN DHE PËRFUNDON MË 14 QERSHOR 2024

Viti shkollor fillon të hënën, më 4 shtator 2023 dhe përfundon të premten, më 14 qershor 2024, njofton Ministria e Arsimit.

Viti shkollor për gjysmëmaturantët dhe maturantët përfundon të premten, më 17 maj 2024. Puna edukative-arsimore është organizuar në katër periudha klasifikimi.

“Periudha e parë e klasifikimit fillon të hënën më datë 4 shtator dhe përfundon të mërkurën më datë 1 nëntor 2023. Periudha e dytë e klasifikimit fillon të hënën, më 6 nëntor dhe përfundon të premten, më 29 dhjetor 2023. Periudha e tretë e klasifikimit fillon të hënën, më 22 janar dhe përfundon të premten, më 29 mars 2024. Periudha e katërt e klasifikimit fillon të hënën, më 1 prill dhe përfundon të premten, më 14 qershor 2024. Periudha e katërt e klasifikimit për nxënësit e klasës përfundimtare fillon ditën e hënë më datë 1 prill dhe përfundon ditën e premte më datë 17 maj 2024”, thuhet në faqen e Ministrisë së Arsimit.

Ata rikujtojnë se orët e mësimit organizohen në javë pune pesëditore dhe se përjashtimisht, në rast të kompensimit të ditës së punës mësimore, mësimi mund të organizohet edhe të shtunave.

“Pushimet dimërore fillojnë të hënën, më 1 janar 2024 dhe mbarojnë të dielën, më 21 janar 2024. Pushimet verore fillojnë të hënën, më 17 qershor dhe përfundojnë të shtunën, më 31 gusht 2024. Për nxënësit që kanë lidhur kontratë individuale për arsimin, koha e organizimit të mësimit praktik realizohet në përputhje me ligjin dhe kontratën individuale për arsimin”, thekson Ministria.

SHARE