BE-ja PRET FORMIMIN E NJË QEVERIE PRO-EVROPIANE

Bashkimi Evropian pret formimin e një qeverie të re, të fortë dhe pro-evropiane.

“Një qeveri e cila do të jetë në gjendje dhe e përkushtuar të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian në kohën më të shkurtër të mundshme,” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero Hernandez për Televizionin e Malit të Zi.

Ajo po ashtu thotë se presin që qeveria e re ekzekutive të vazhdojë sa më shpejt me reformat, para së gjithash në fushën e sundimit të ligjit.

SHARE