PRITSHMËRIA NAIVE SE VETËM BE-ja KA NJË POLITIKË ZGJERIMI NË BP

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë në mandat teknik, Ranko Krivokapiq, tha se është naive të pritet që vetëm Bashkimi Evropian (BE) të ketë politikë të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Në ditën e dytë të Forumit Strategjik të Bled, i cili mblodhi 160 panelistë nga politika e nivelit të lartë, grupet e mendimit, media e lirë dhe sektori civil, ai pati një mëngjes pune me krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor. Në atë takim, siç është paralajmëruar, janë shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale në rajon dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të dinamikës së negociatave me BE-në. Në panel morën pjesë i dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, shefat e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Bosnje dhe Hercegovinës Bisera Turkoviq dhe Kosovën Donika Gervalla dhe Përfaqësuesi i Lartë për BeH Kristijan Shmit. Siç u tha, në një takim të veçantë me Escobar, u diskutua së bashku për rëndësinë e prezencës së SHBA-së në rajon dhe kontributin e saj në zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura, si dhe kërcënimeve të reja në Ballkan.

SHARE