Paulo Dybala paralajmëron se nuk është ende në 100 për qind pas dygolshit të tij debutues për Romën dhe garanton se goli më i mirë është gjithmonë ‘i radhës’.
Reprezentuesi argjentinas gjeti rrjetën dy herë në pjesën e parë të një fitoreje 3-0 ndaj Monzas për të hapur llogarinë e tij te Giallorossët, ato të dyja gjithashtu e lejuan atë të arrinte 100 golat e karrierës në Serie A.https://9f09db59c250122e8fabf5172b978ec4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
I liruar nga Juventusi, kur ata refuzuan t’i jepnin një kontratë të re, më pas duke parë Interin të vendoste kundër nënshkrimit të tij, Dybala u pa nga disa si një hap poshtë me Romën, por ai beson se ky klub mund ta rivitalizojë atë.Lexo po ashtu:Mourinho zbulon mesazhin që ia kishte dërguar Dybalas kur ishte te Juventusi
“Isha shumë i etur për të shënuar gola, për fat të mirë ata arritën këtu para tifozëve tanë. Edhe unë jam shumë i lumtur me fitoren dhe ne duhet të vazhdojmë të rritemi”, deklaroi Dybala për DAZN.
“Sa më shumë të luani, aq më mirë ndiheni dhe nivelet tuaja të fitnesit përmirësohen. Ne kemi një program të ngjeshur këtë sezon, kështu që do të duhet pak kohë për të arritur 100 për qind, por do të ndodhë së shpejti”.Lexo po ashtu:Spektakël i Dybalas, Roma nënshtron Monzan në ‘Olimpico’
Jose Mourinho dhe Dybala u panë duke qeshur pas zëvendësimit, pra çfarë i thanë njëri-tjetrit?
“Kjo mbetet mes nesh. Pyet atë!”.
Roma tani është në krye të tabelës, duke humbur pikë vetëm në barazimin 1-1 jashtë fushe ndaj Juventusit, që është edhe goli i vetëm që kanë pranuar. /Telegrafi/