SHESHI I TUZIT, NGA SOT ËSHTË FREE WI-FI ZONE

Sheshi i Tuzit, nga sot është free wi-fi zone. Siç bën të ditur SHPK Komunale – Tuz, rrjeti free.montenegro nga sot edhe në Tuz. Në njoftim më tej thuhet: “Nga sot, fal miqve tonë, sheshi i Tuzit mbulohet me rrjetin wi-fi. Është ky një projekt i drejtorit të Komunales sonë dhe Boris Camaj, shef i shitjes në kompaninë Wireless Montenegro, me të cilin qyterëve, turistëve dhe kalimtarëve, u sigurohet qasje në internet, pa fjalëkalim dhe pa pagesë. Kështu, sheshi i Tuzit, nga sot është free wi-fi zone!”

SHARE