SHBA-ja TËRHIQET PËRFUNDIMISHT NGA AFGANISTANI

Ushtria amerikane u tërhoq nga Afganistani pas dy dekadash lufte. Avioni i fundit amerikan u largua nga Kabuli. Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së thotë se Amerika arriti të evakuojë rreth 123.000 civilë nga Kabuli. Ky ka qenë “misioni më i madh evakuues jo-luftarak në historinë e ushtrisë amerikane”, thotë gjenerali McKenzie. Forcat amerikane kanë evakuuar më shumë se 7.500 civilë në ditë, shton ai. Presidenti Jos Biden falenderoi të gjithë personat e përfshirë në operacionin e evakuimit gjatë 17 ditëve të fundit dhe kujtoi 13 marinsat amerikanë të vrarë në bombardimet në aeroportin e Kabulit javën e kaluar. Sipas tij, SHBA do të angazhohet në diplomacinë e vazhdueshme me talebanët për të lejuar shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të siguruar që të gjithë ata që duan të largohen nga Afganistani, kenë mundësi të ikin.

SHARE