RROGA MESATARE NË KORRIK KA QENË 530 EURO

Të ardhurat mesatare, pa tatime dhe kontribute në muajin korrik, sipas të dhënave të Monstat-it kanë qenë 530 euro. Rroga mesatare neto në muajin korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar një rritje prej 1.7%. Bruto të ardhurat mesatare në muajin korrik të këtij viti kanë qenë 791 euro. Nëse kemi parasysh se çmimet konsumatore në muajin korrik në raport me muajin qershor janë rritur 0.3%, atëherë mund të konstatohet se të ardhurat reale në këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie 0.3%, thuhet në kumtesë.

SHARE