NË TUZ DO TË HAPET URGJENCA

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj përmes rrjetit social “Facebbok” njoftoi se në prag të ditës së komunës, vjen një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Malësisë, sepse në Tuz do të hapet Urgjenca. Ai thekson se në kontinuitet ka informuar opinionin, që komuna e Tuzit, edhe pse nuk është kompetencë e tyre, nga viti 2020 ka insistuar dhe përcjell kërkesa institucioneve relevante për nevojën e domosdoshme të hapjes së urgjencës në Tuz. Në takimin e fundit me drejtorin e urgjencës së Malit të Zi – Dr. Vuk Nikoviq, u dakorduan përfundimisht për hapjen e urgjencës në komunën e Tuzit. “Sapo më informuan që janë duke punua me hapa të përshpejtuar, që sa më parë të realizohet kërkesa jonë! Institucioni në fjalë, ka përgatitur zgjedhjen ideore, ka shpallur prokurimin publik për adaptimin e objektit për hapjen e urgjencës,” theksoi Gjeloshaj. Gjeloshaj falenderoi drejtorin e urgjencës, Dr. Vukoviq për angazhimin që ka ndërmarr në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Kryetari Gjeloshaj theksoi që Komuna e Tuzit do të ndajë 10.000 euro përkrahje, që ky projekt të përfundojë sa me parë, duke shtuar që komuna është pranë qytetarëve në çdo aspekt.

SHARE