PAGA MESATARE NË QERSHOR 838 EURO

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në qershor, sipas të dhënave të Monstat, ishte 838 euro dhe ishte 0.7 për qind më e lartë se në maj.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga mesatare neto në qershor shënoi një rritje prej 5.4 për qind.

Krahasuar me muajin paraardhës, të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute në qershor shënuan rritje prej 3.5 për qind në sektorët e furnizimit me ujë, menaxhimit të ujërave të zeza, kontrollit të proceseve, largimit të mbetjeve dhe aktiviteteve të ngjashme, biznesi i pasurive të paluajtshme 3.3 për qind, furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 2.8 për qind, bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 2.2 për qind, industria përpunuese 1.6 për qind, veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse 1.5 për qind, akomodimi dhe shërbimet ushqimore 1.4 për qind, administrata shtetërore dhe mbrojtja: sigurimet shoqërore të detyrueshme 1.4 për qind.

Rritje është shënuar edhe në nxjerrjen e gurit, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 1.3 për qind secila, aktivitete të tjera shërbimi 1.2 për qind, ndërtimi 0.8 për qind, tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave 0.7 për qind, aktivitete argëtuese dhe artistike 0.7 për qind dhe aktiviteti financiar dhe i sigurimit 0.5 për qind.

Rënie e pagës mesatare pa taksa dhe kontribute në qershor krahasuar me një muaj më parë është shënuar në sektorët e arsimit me 0.2 për qind, transportit dhe ruajtjes, informacionit dhe komunikimit dhe mbrojtjes shëndetësore e sociale 0.1 për qind secila.

SHARE