INJAC DHE VELIAJ: KJO ËSHTË NJË KOHË ZHVILLIMI INTENSIV NË TË CILIN MËSOJMË NGA NJËRI-TJETRI

Kryetarja  Komunës së Podgoricës Olivera Injac priti në takim Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

“Kjo është një periudhë e zhvillimit intensiv të Podgoricës dhe më vjen mirë që kemi mundësinë të diskutojmë për mundësitë e bashkëpunimit në disa fusha. Ajo që është e rëndësishme është që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të forcojmë marrëdhëniet që mund të na sjellin përfitime të shumta. Ne besojmë se një shans i përbashkët është krijimi i mundësive për të rinjtë dhe forcimi i potencialeve turistike dhe të tjera, por edhe përmes digjitalizimit të shërbimeve”, tha kryebashkiakja Injac dhe shprehu mirënjohjen e madhe që delegacioni i Tiranës, i kryesuar nga Veliaj, vizitoi kryeqytetin.

“Kënaqësi e madhe që jam në Podgoricë, një qytet simotra që është i hapur dhe premtues, jo vetëm si kryetar komune, por edhe si kryetar i B40. Shpresoj se ekipi nga Ballkani mund të promovojë rajonin tonë në dritën e duhur dhe pres me padurim bashkëpunimin që do të na bëjë më të mirë së bashku. Besoj se egziston një mundësi të madhe në fushën e digjitalizimit të shërbimeve, ndërtimit të infrastrukturës, lidhjes së të rinjve dhe turizmit. Tirana ka bërë hapa të rëndësishëm dhe jemi në dispozicion të koleges Injac dhe ekipit të saj”, tha Veliaj.

SHARE