Në këtë recetë të thjeshtë AgroWeb.org ju njeh me mënyrën e përgatitjes së limonatës së ftohtë, e cila përgatitet vetëm katër përbërës të thjeshtë dhe një mikser. Për të shijuar një pije freskuese, kremoze dhe me aromën fantastike të limonit, ju ftojmë të ndiqni recetën si më poshtë.
Përbërësit
Për shurupin:
½ filxhani sheqer
½ filxhan ujë
Lëkura e 1 limoni
Për limonatën
½ gote lëng limoni të saposhtrydhur
1 gotë qumësht kokosi
2 e ½ gota me kuba akulli
Përgatitja
Për të përgatitur shurupin vendosni sheqerin dhe ujin të ziejnë në një tenxhere të vogël mbi nxehtësinë mesatare, duke i përzier herë pas here derisa sheqeri të tretet.
Hidhni lëkuren e limonit për t’i dhënë më tepër shije dhe aromë e pas pak hiqeni nga zjarri. Mbulojeni dhe lëreni mënjanë për 1 orë.
Më pas kullojeni shurupin përmes një site me rrjetë të imët.
Për të përgatitur limonadën bashkon në mikser të gjithë përbërësit dhe mjafton t’i përpunoni derisa akulli të copëtohet dhe masa të bëhet e lëmuar. Shërbejeni menjëherë.