Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Malit të Zi është objektiv, jep një fotografi reale të sukseseve dhe sfidave tē MZ dhe jam veçanërisht i kënaqur me progresin e bërë në politikën ekonomike, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Duahko Markoviq, gjatë takimit me shefin e Delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav. Siç kumtohet nga kabineti i Markoviq, kryeministri malazez vuri në dukje gjithashtu edhe vlerësimet pozitive të progresit në luftën kundër krimit të organizuar, pastaj rezultatet e arritura nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë dhe progresin në reformën e administratës publike. Gjatë këtij takimit gjithashtu kishte diskutime për të forcuar dialogun politik, për të përmirësuar peizazhin medial dhe për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe për të forcuar institucionet.