SEKULIQ: PËR SHKAK TË ÇMIMEVE TË NAFTËS NUK KA NEVOJË PËR ALARM

Çmimet e karburanteve nuk i përcakton Qeveria, por tregu global, por Qeveria e Malit të Zi, do përcjellë çmimet në berzë çdo ditë dhe do të reagojë sipas nevojës, deklaroi ministrja e ekonomisë së MZ, Dragica Sekulliq.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së MZ, një nga temat ishte lëvizja e çmimeve të produkteve të naftës.

“Duke shqyrtuar rritjen e fundit të çmimeve, ne kemi konstatuar se në këto momente ne nuk jemi në situatë krize dhe se nuk ka vend për ngritje të çfarëdo alarmi”, tha Sekulliq në konferencën për gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë së MZ.

Ajo tha se Qeveria nuk pret rritjen e çmimeve të shërbimeve ushqimore apo  çmimeve të transportit. “Qeveria, megjithatë, do të përcjellë çmimet në berzëçdo ditë dhe do të reagojë sipas nevojës”, deklaroi ministrja e ekonomisë.

Rikujtojmë, se të gjitha llojet e lëndëve djegëse në Mal të Zi,  që nga e marta janë më të shtrenjta për tre deri në shtatë centë.

SHARE