TRUMP I GATSHËM T’I JAPË FUND LUFTËS PA RIHAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se është i përgatitur t’i japë fund operacionit kundër Iranit edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur, raporton ”Wall Street Journal”, duke cituar zyrtarë të administratës. 

Kjo mund të zgjasë kontrollin e fortë të Teheranit mbi këtë rrugë ujore dhe të lërë një operacion kompleks për rihapjen e saj për një kohë të mëvonshme. T

rump dhe këshilltarët e tij vlerësuan se një mision për të rihapur këtë pikë strategjike do ta zgjaste konfliktin përtej afatit të tij prej katër deri në gjashtë javësh.

Ai vendosi që SHBA-ja duhet të arrijë objektivat kryesore, dobësimin e marinës së Iranit dhe të rezervave të raketave dhe më pas të zvogëlojë armiqësitë aktuale, duke ushtruar presion diplomatik ndaj Teheranit për të rifilluar rrjedhën e lirë të tregtisë.

Nëse kjo dështon, Uashingtoni do t’u bëjë presion aleatëve në Evropë dhe në rajonin e Gjirit që të marrin drejtimin për rihapjen e ngushticës, kanë thënë zyrtarët.

SHARE