SPAJIQ: MALI I ZI KA PARTNERË TË SINQERTË NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Mlilojko Spajiq ka takuar në Dubai kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarin e Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmoi përkushtimin e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit me Malin e Zi në të gjitha nivelet.

Siç u vlerësua në takim, në këtë do të kontribuojnë edhe marrëveshjet e nënshkruara, të cilat hapin mundësi për veprim të përbashkët në shumë fusha me interes të përbashkët.

“Unë besoj fuqishëm se vizita juaj dhe marrëveshjet e nënshkruara do të kontribuojnë në prosperitetin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ne jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë dhe të mbështesim Malin e Zi në të gjitha fushat”, theksoi sundimtari i Dubait.

Siç thuhet në deklaratë, kryeministri i Malit të Zi e falënderoi për mikpritjen dhe theksoi faktin se ngritja e Emirateve të Bashkuara Arabe erdhi përmes vizionit të vërtetë të tërheqjes së mendjeve të mëdha dhe praktikimit të praktikave më të mira botërore.

“Ne duam të mësojmë nga shembulli juaj dhe të përmirësojmë Malin e Zi. Për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë nuk mjaftojnë vetëm investimet, por duhet të shfrytëzojmë njohuritë dhe përvojën që i bëri të tilla ekonomitë më të mëdha”, tha kryeministri Spajiq.

Gjatë bisedës u theksua se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga investitorët më të rëndësishëm në Mal të Zi, por edhe se në të ardhmen e afërt priten me shumë optimizëm projekte të shumta.

“Në forcimin e marrëdhënieve do të kontribuojë edhe vendosja e lidhjeve direkte ajrore gjatë gjithë vitit, e cila ishte një nga temat e takimit”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Spajiq vuri në dukje se përparimi i Emirateve të Bashkuara Arabe është kontribuar nga lidhjet e mira të saj me qendrat e tjera të mëdha.

Spajiq ftoi kryeministrin Al Maktoum që të vizitojë Malin e Zi.

SHARE