BLINKEN: NEGOCIATAT TË HAPEN PËRPARA KORRIKUT

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka kërkuar të enjten hapjen e negociatave të anëtarësimit të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dëri në korrik të këtij viti. Ai konfirmoi mbështetjen e SHBA për zgjetimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni duhet të bëhet sa më parë pjese e familjes europiane. Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Blinken kërkoi vazhdimin e dialogut me Bullgarinë dhe shprehu shpresën se një zgjidhje për çështjen midis dy vendeve do të pasojë gjatë presidencës franceze të BE-së. Presidenca franceze e Këshillit të BE filloi në janar dhe mbaron në korrik të këtij viti. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka theksuar sekretarit Blinken se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë e mëtejshme mund të ketë pasoja të rënda rajonale dhe të hapë dyert për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë me sytë nga Bashkimi Evropian, që në qershor duhet të hapë ose jo negociatat. Por, vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut, po mban peng prej 2 vitesh Shqipërinë, e cila mori driten jeshile për negociatat në mars të vitit 2020.

SHARE