ABAZOVIQ: MENDOJ SE JEMI SHUMË PRANË FORMIMIT TË NJË QEVERIE TË RE

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se ai shpreson se Mali i Zi do të ketë një qeveri të re shumë shpejt. “Çdo gjë tjetër do të ishte shumë joserioze dhe në dëm të qytetarëve”, tha Abazoviq. Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të vendosë afate, dhe se nuk mund të jetë përgjegjës të aktiviteteve të partive politike në Kuvend. Ndërsa për të, thotë se seanca mund të mbahet nesër. “Ka taktika, kryeministri i emëruar e ka përfunduar pjesën e tij të punës,” tha Abazoviq, duke shtuar se ai e ka përfunduar pjesën e tij të punës për 14 ditë. “Kam pasur një bisedë sot në mëngjes, mendoj se jemi shumë pranë zgjidhjes dhe prezantimit të qeverisë së re. Po mundohem të gjej një lloj përfshirje dhe kompromisi”, tha Abazoviq. Ai po ashtu shprehet se ka dëgjuar njoftime nga media për formimin e mundshëm të një qeverie teknike apo qeverie të unitetit kombëtar. “Të gjitha propozimet janë legjitime, mua më është dhënë mandati për të formuar një qeveri të pakicës, nuk kam mandat për një qeveri teknike,” tha Abazoviq, dhe shtoi se ai nuk e kundërshton që të tjerët kanë ide, të cilat mund të jenë relevante.

SHARE