LEHTËSIM I MASAVE / QYTETARËT MUND TË LËVIZIN LIRSHËM DERI NË ORA 22.00

Të gjithë qytetarët mund të lëvizin lirshëm, nga e enjtja, deri në orën 22.00, ndërsa ndalimi i trafikut ndërqytetas mbeten ende në fuqi. Orari i punës së bizneseve të vogla (dyqane, butiqe, parukeri dhe sallone bukurie) zgjatet deri në ora 21.00. Terracat e objekteve hotelierike hapen në Podgoricë, Tivar, Kollashin, Bijello Pole, Mojkovc, Andrijevicë, Plevle, Berane, Ulqin dhe Cetijë. Në një tavolinë mund të rrinë 2 persona, ndërsa distanca midis tavolinave duhet të jetë 1.5 metra. Objektet hotelierike në Budva dhe Tivat duhet të fillojnë punën nesër, dhe orari i punës do të jetë deri në orën 21:00. Qendrat tregtare mbeten të mbyllura, dhe kufizimet aktuale mbeten në Nikshiq dhe Shavnik, sepse ato ende kanë mbi 2,000 persona të infektuar për 100,000 banorë. Siç u theksua në konferencën për shtyp, kushtet për të hyrë në Malin e Zi mbeten të njëjtat.

SHARE