ABAZOVIQ: NË ULQIN NDËRTOJMË ÇERDHEN PËR FËMIJË DHE BASHKËFINANCOJMË SALLËN E KINEMASË

Qeveria e Malit të Zi miratoi mbrëmë propozim buxhetin për vitin 2021. Kur është fjala për Ulqinin, siç u vërtetua nga kabineti i zëvendës kryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq, Qeveria në këtë vit, nëse Kuvendi i Malit të Zi e voton këtë dokument, do të ndërtojë kopshtin për fëmijë dhe do të bashkëfinancojë ndërtimin e Sallës së Kinemasë. Po ashtu është planifikuar bulevardi nga posta e qytetit drejtë Plazhit të Madh, projekti kryesor kapital në Ulqin, mirëpo realizimi i tij do të bëhet duke aplikuar për mjetet pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të cilat priten deri në verë, meqë akoma nuk ka përfunduar eksproprijimi. Nga kabineti i nënkryetarit pohuan se do të publikojnë dokumentin i cili do të tregojë se deri tani niveli i investimeve në Ulqin ishte thellësisht më i ulëti dhe se qytetarët do të befasohen kur të shohin vlerën e investimeve “per capita” (për kokë banori) në raport me qytetet tjera në Mal të Zi.

SHARE