Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Shumica parlamentare i propozoi opozitës një marrëveshje që do të zgjidhte krizën aktuale politike.
Për të garantuar funksionimin normal të Kuvendit të Malit të Zi dhe tejkalimin e bllokadës institucionale, shumica parlamentare dhe opozita parlamentare arrijnë marrëveshjen si në vijim:
Neni 1 – Opinioni i Komisionit të Venecias
Parlamenti i Malit të Zi, me konsensusin e të gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare të shumicës dhe opozitës, do t’i paraqesë Komisionit të Venecias një kërkesë zyrtare për një opinion mbi vendimet e Komisionit Kushtetues dhe përfundimin e detyrës së gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, Dragana Gjuranoviq.
Për përmbajtjen e kërkesës së paraqitur në Komisionin e Venecias do të bihet dakord nga një përfaqësues i shumicës parlamentare dhe opozitës parlamentare.
Neni 2 – Karakteri detyrues i opinioneve
Opinioni i Komisionit të Venecias është i detyrueshëm për Parlamentin e Malit të Zi.
Neni 3 – Afati për zbatimin e opinionit
Parlamenti i Malit të Zi, brenda shtatë ditëve nga dhënia e opinionit të Komisionit të Venecias, do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për zbatimin e plotë të tij.
Neni 4 – Vazhdimi i punës së Kuvendit
Kuvendi i Malit të Zi do të vazhdojë menjëherë punën pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje dhe do të fillojë shqyrtimin dhe miratimin e Buxhetit të Malit të Zi, si dhe të gjitha akteve të tjera në juridiksionin e tij.
Neni 5 – Dispozitat përfundimtare
Me këtë marrëveshje, të dyja palët konfirmojnë përkushtimin e tyre për stabilitetin e institucioneve dhe respektimin e parimeve demokratike.
“Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë me nënshkrimin e saj nga kryetarët e klubeve të shumicës parlamentare dhe opozitare”, thuhet në marrëveshjen në të cilën ka pasur askses RTMZ.
Marrëveshja është nënshkruar nga: Andrija Mandiq, Zdenka Popoviq, Boris Pejoviq, Mirsad Nurkoviq, Vasilije Çarapiq, Dejan Gjuroviq, Boris Bogdanoviq, Amer Smailoviq, Milan Knezheviq, Nikollë Camaj, Bogdan Bozhoviq, Ilir Çapuni dhe Artan Çobi.