MANDIQ: ENDE NUK KA MARRËVESHJE, PRANOJMË QË KOMISIONI I VENECIAS TË DEKLAROHET

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryeparlamentari Andrija Mandiq tha pas seancës së Kolegjiumit se qeveria dhe opozita sot nuk kanë arritur konsensus për zgjidhjen e çështjes së bllokadës së Kuvendit.

“Jemi dakorduar me opozitën që ne si shumicë parlamentare t’i informojmë se si mendojmë se duhet të zgjidhet kriza”, tha Mandiq.

Ai tha se janë dakord që Komisioni i Venecias të arbitrojë dhe se vendimi i Komisionit të Venecias do të jetë i detyrueshëm për të gjithë në Kuvend nëse edhe opozita e mbështet këtë kërkesë.

„Ajo që është e rëndësishme është që menjëherë të rifillojmë punën e Kuvendit dhe të miratojmë buxhetin”, tha Mandiq.

Shumica parlamentare dëshiron të gjejë një kompromis, shtoi ai, dhe për këtë arsye ka filluar dialogu.

“Kjo është një zgjidhje e mirë dhe besoj se opozita do ta pranojë”, ka theksuar Mandiq.

Ai theksoi se mazhoranca nuk mund të marrë përsipër çështje që nuk janë në juridiksionin e saj.

“Sepse disa janë nën juridiksionin e qeverisë dhe disa janë nën juridiksionin e pushtetit vendor”, saktësoi Mandiq.

RTMZ mëson jozyrtarisht se Kolegjiumi do të vazhdojë të hënën.

SHARE