BOJKOTI I SUPERMARKETEVE DHE DYQANEVE FILLOI MËNGJESIN E SOTËM NË TË GJITHË MALIN E ZI

Foto: Ilustrim

Një bojkot i supermarketeve dhe dyqaneve filloi mëngjesin e sotëm në të gjithë Malin e Zi.

Sipas informacioneve nga terreni, pothuajse nuk ka klientë në dyqanet në Budva, Nikshiq dhe Bijello Pole.

Në Podgoricë ka më pak blerës se zakonisht, dhe frekuentim i ngjashëm vërehet edhe në Tivar.

Të rikujtojmë se Alternativa e Malit të Zi u bëri thirrje qytetarëve që pa përjashtim të bojkotojnë të gjitha supermarketet dhe dyqanet në Mal të Zi dhe tha se kjo nuk ka të bëjë me politikën, por çmimet e larta prekin njëlloj të gjithë qytetarët.  

Nga Alternativa e Malit të Zi thanë se i njëjti aksion është kryer edhe në Kroacinë fqinje dhe se ka dhënë fryte, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë është paralajmëruar për sot.

Ata besojnë se çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe se zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë, përmes marrëveshjeve të tyre të ndërsjella për formimin e çmimeve, kanë pasur një ndikim vendimtar që qytetarët të mos ndjejnë ndikimin e plotë të rritjes së pagave dhe pensioneve.

Komiteti Ekzekutiv i Unionit të Sindikatave të Lira i bëri thirrje anëtarëve të tij që t’i bashkohen bojkotit, si shprehje e revoltës civile për çmimet jashtëzakonisht të larta të produkteve.

Bojkoti u mbështet edhe nga kryeministri Millojko Spajiq, i cili u bëri thirrje shitësve të kenë një marrëdhënie të drejtë me konsumatorët.

SHARE