BE RIFILLON MISIONIN NË KALIMIN KUFITAR RAFAH NË GAZËN JUGORE

Foto: AA

Bashkimi Evropian (BE) ka rifilluar misionin e saj në kalimin kufitar Rafah që lidh Gazën jugore me Egjiptin, duke përfshirë edhe për palestinezët që kanë nevojë për kujdes mjekësor.

“Evropa është këtu për të ndihmuar. Misioni i kufirit civil të BE-së vendoset sot në vendkalimin Rafah me kërkesë të palestinezëve dhe izraelitëve”, njoftoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Kallas në rrjetet sociale njoftoi se misioni “do të mbështesë personelin kufitar palestinez dhe do të lejojë transferimin e individëve jashtë Gazës, përfshirë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor”.

Vendkalimi në Rafah, një rrugë jetike për ndihmën humanitare në Gaza, është mbyllur që nga maji i vitit 2024 pas ofensivës tokësore të Izraelit në qytetin jugor Rafah.

Që atëherë, ndihma humanitare në enklavën palestineze është lejuar vetëm përmes vendkalimit Karam Abu Salem (Kerem Shalom).

SHARE