ABAZOVIQ: EKSPORTI 700 MILIONË EURO, MË I MADHI NË HISTORINË E MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se eksportet në vitin 2022 arritën në 700 milionë euro dhe ishin më të mëdhatë në historinë e Malit të Zi. “Pas treguesve të shumtë që tregojnë se Mali i Zi po rimëkëmbet ekonomikisht nga politika shkatërruese ekonomike e regjimit të mëparshëm, dua të ndaj me ju një lajm të madh: në vitin 2022, Mali i Zi arriti eksporte rekord në vlerën 700,000,000 euro. Nëse krahasojmë eksportet në vitin 2022 me vitin rekord 2019, eksportet janë më të larta për 285 milionë euro”, tha Abazoviq në Telegram. Gjithashtu, kur shikohet mbulimi i importeve me eksporte, në vitin 2022 ishte 19.8 për qind, ndërsa në vitin 2019 ishte vetëm 16 për qind. “Kjo tregon se kemi filluar diversifikimin e ekonomisë malazeze, që është detyra më e rëndësishme e kësaj qeverie. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Abazoviq.

SHARE