RRITJE E ÇMIMEVE TË DERIVATEVE TË NAFTËS PËR 5 CENT

Të gjitha llojet e derivateve nga mesnata do të rriten për pesë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e benzinës Eurosuper 98 dhe 95 do të jenë 1.54, gjegjësisht 1.50 euro për litër, ndërsa çmimi i Eurodizel në dy javët e ardhshme do të jetë 1.39 euro. Ndryshimi i fundit në çmimet e derivateve ishte më 18 janar, kur të gjitha llojet u rritën nga tre deri në gjashtë cent. Sipas përcaktimeve të Dekretit për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 14 shkurt dhe çdo vlerë e ndryshuar e derivateve të naftës do të jetë e vlefshme nga data 15 shkurt. Rritje të çmimeve ka pasur edhe në tregjet ndërkombëtare, ku nga sot nafta shkëmbehet me rreth 90 dollarë për fuçi.

SHARE