PICULLA PËR SITUATËN NË MAL TË ZI: JAM I SHQETËSUAR

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Piculla, në një bisedë me CDM-në tha se përfundimi i krizës në Mal të Zi duhet të jetë pasojë e marrëveshjes së aktorëve të brendshëm politikë në Mal të Zi, veçanërisht pa presion nga Serbia.“Pavarësisht nëse është një qeveri pakicë që do të ketë mbështetje të qëndrueshme në zbatimin e reformave që forcojnë pavarësinë e institucioneve apo një qeveri kalimtare që do të sigurojë zbatimin e zgjedhjeve të reja pa fushata dezinformuese dhe përsëritje të trazirave të vitit të kaluar, të dyja duhet të jenë në gjendje të sigurojnë që proceset politike në Mal të Zi zhvillohet në mënyrë paqësore dhe se realisht janë malazezët ata që vendosin drejtimin në të cilin do të shkojë vendi”, thotë Piculla. Ai shton se polarizimi politik nuk është i pazakontë, jo vetëm për Malin e Zi, por ai duhet të mbetet brenda institucioneve.

SHARE