BOROVINIQ BOJOVIQ: ËSHTË E RËNDËSISHME QË NE TË KUJDESEMI PËR SHËNDETIN, JO PËR POLITIKËN

Punëtorët shëndetësorë duhet të ushtrojnë profesionin e tyre dhe të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, e jo politikën, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Siç është bërë e ditur, ajo ka vazhduar konsultimet për gjendjen aktuale shëndetësore me drejtuesit e spitaleve dhe shtepive shëndetësore në Mal të Zi. Ajo përmendi se askush nuk është i rëndësishëm personalisht sepse i rëndësishëm është vetëm sistemi i kujdesit shëndetësor. “Në vitin më të vështirë dhe më kërkues, ai tregoi rezultate të jashtëzakonshme – nga fakti që spitalet nuk u mbyllën deri në rritjen rekord të pagave, që gjithmonë është pretenduar, deri më tani, të jetë e pamundur”, tha Boroviniq Bojoviq.

SHARE