

Foto: Ilustrim
Gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve ortodokse, qytetarëve do t’u ofrohet kujdes shëndetësor në objektet “Bllok V”, “Tuz” dhe “Zetë”, bëri të ditur Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit.
Sipas njoftimit, puna e mjekëve të zgjedhur për të rritur dhe fëmijë gjatë ditëve të festave shtetërore do të zhvillohet vetëm në punktin Bllok V, në dy turne: nga ora 7:00 deri në 14:00 dhe nga 14:00 deri në 21:00, për territorin e komunës së Podgoricës.
Ndërsa në Tuz, mjeku i zgjedhur për të rritur punon nga ora 7:00 deri në 15:00, dhe në Zetë, në Shtëpinë e Shëndetit Gollubovc, gjithashtu nga ora 7:00 deri në 15:00. Qendra për diagnostikim laboratorik në Bllok V do të punojë nga ora 7:00 deri në 21:00.
Njësia e patronazhit do të funksionojë sipas orarit të zakonshëm, duke pranuar urdhra në objektin Bllok V nga ora 7:00 deri në 19:00, ndërsa terapitë në shtëpitë e pacientëve do të kryhen çdo ditë nga ora 7:00 deri në 19:00.








