Foto: Ilustrim
Paga mesatare bruto në Mal të Zi në nëntor 2025 ishte 1.214 euro, ndërsa paga mesatare neto, pas heqjes së taksave dhe kontributeve, ishte 1.018 euro.
Në krahasim me tetorin, paga mesatare neto u rrit për 0,2%, ndërsa krahasuar me nëntorin e vitit 2024, rritja ishte 2,5%.
Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në nëntor 2025 ranë për 0,4% në krahasim me tetorin, Monstat njofton se paga reale u rrit për 0,6% gjatë të njëjtës periudhë.









