Foto: Shutterstock
Drejtoria e Policisë u bëri thirrje qytetarëve që gjatë festave të fundvitit të përmbahen nga përdorimi i mjeteve shpërthyese dhe konsumimi i tepërt i alkoolit.
Policia u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga sjelljet që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre, të familjeve, miqve apo personave të tjerë.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë, thuhet se, për shkak të frekuencës së shtuar të trafikut drejt qendrave turistike në jug dhe veri të Malit të Zi, si dhe për shkak të rritjes së turmave, është reale të pritet që të ketë ndalesa të herëpashershme dhe madje edhe qarkullim të vështirë të automjeteve.
Policia u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të planifikojnë udhëtimin e tyre dhe ta përshtatin drejtimin e tyre me kushtet në rrugë dhe të kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion me sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme.