USHQIMI JO I DUHUR, ALKOOLI, AJRI I NDOTUR JANË KËRCËNIMET KRYESORE PËR SHËNDETIN NË MAL TË ZI

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq, deklaroi se sëmundjet jo ngjitëse janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve, paaftësisë dhe vdekjeve të parakohshme, duke shkaktuar 80% të të gjitha vdekjeve, dhe se ushqimi jo i duhur, konsumimi i duhanit dhe alkoolit, konsumimi i lartë i agjentëve antimikrobikë dhe cilësia e dobët e ajrit në rajonin qendror dhe verior të vendit, është kërcënimi kryesor për shëndetin publik në Mal të Zi. Ai foli në një konsultë kombëtare të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në të cilën u konstatua se është e nevojshme të krijohen kushte brenda shëndetit publik në mënyrë që mjekët të jenë të motivuar që të kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve të tyre. Galliq theksoi se pandemia COVID-19 ka hedhur dritë mbi një sërë mangësish serioze në sistemin shëndetësor malazez, duke treguar qartë nevojën për të forcuar shëndetin publik dhe kujdesin parësor shëndetësor. “Është i nevojshëm fuqizimi i mëtejshëm i sistemit të shëndetësisë publike, i cili do të fokusohet në shëndetin dhe nevojat e qytetarëve, por edhe do të sjellë përfitime për punëtorët shëndetësorë dhe shoqërinë në tërësi”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

SHARE