Shkencëtarët thonë se era e keqe e gojës mund të shërohet duke përdorur këto gjëra

Marrja e suplementeve probiotike mund të zvogëlojë ashpërsinë e erës së keqe.

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një kurë për erën e keqe të gojës – dhe se është në kuzhinat e shumicës së njerëzve.

Një meta-analizë e studimeve ekzistuese zbuloi se bakteret probiotike në ushqimet e fermentuara si kosi dhe buka e thartë mund të pastrojnë pllakën përgjegjëse për erën e keqe të gojës nga dhëmbët dhe gjuha.

Përbërjet sulfurike të paqëndrueshme janë shkaku kryesor i erës së keqe të vazhdueshme dhe ndodhin kur bakteret që jetojnë në sipërfaqen e gjuhës shpërbëjnë proteinat shumë shpejt dhe krijojnë një tepricë të kimikatit me erë të keqe.

Probiotikët janë baktere të mira që jetojnë në trup, zbërthejnë dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe mbrojnë nga bakteret e dëmshme.

Studiuesit nga Universiteti Sichuan në Kinë shikuan nëse probiotikët mund të largojnë proteinat përgjegjëse për erën e keqe, sikur bëjnë bakteret e këqija.

Ata gjurmuan bazat e të dhënave kërkimore për provat klinike përkatëse të botuara deri në shkurt 2021.

Probiotikët e shqyrtuar për studimin ishin: Lactobacillus salivarius, Lactobacillus reuteri, Streptococcus salivarius dhe Weissella cibaria. Ata të gjithë ishin në formë suplementi.

Ashpërsia e erës së keqe u përcaktua nga nivelet e proteinave përgjegjëse për të – komponimet sulfurike të paqëndrueshme – të zbuluara në gojë dhe në gjuhë.

Analiza e të dhënave të grumbulluara, e publikuar në BMJ Open, tregoi se rezultatet e erës së keqe të gojës ranë ndjeshëm tek ata që u dhanë probiotikë në krahasim me ata që iu dha një formë placebo.

Autori i studimit, Dr. Longjiang Li, nga Universiteti Sichuan në Kinë, tha se: “Probiotikët mund të pengojnë dekompozimin e aminoacideve dhe proteinave nga bakteret anaerobe në gojë, duke frenuar kështu prodhimin e nënprodukteve me erë të keqe”. /Daily Mail.co.uk

SHARE