RRITJE SPECIFIKE E AKCIZËS PËR CIGARET DHE DUHANIN E GRIRË

Akciza specifike për cigaret, duhanin e prerë dhe produktet e duhanit pa tym do të rritet nga 1 janari. Siç thuhet në njoftimin për akciza paguesit e Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, dorëzuar në agjencinë MINA-BUSINESS, akciza specifike për cigaret është rritur nga 44 euro në 47.5 euro për mijë copë, ndërsa ajo proporcionale është ulur nga 26 për qind në 24.5 për qind të çmimit të tyre me pakicë.“Akciza për duhanin e prerë imët është rritur nga 50 euro në 55 euro për kilogram dhe për produktet e duhanit pa tym nga 100 euro në 145 euro për kilogram të përzierjes së duhanit”, thuhet në njoftim.

SHARE