KOMUNA E TUZIT VENDOSI QË VITIN 2023 TA SHPALLË SI VIT TË XHUBLETËS

Komuna e Tuzit ka vendosur që vitin 2023 ta shpallë si vit të Xhubletës. Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social bëri të ditur këtë lajm. “Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) siç jeni në dijeni në nëntor e mori nën mbrojtje xhubletën. Kjo veshje, e vjetër 4 mijë vjet, dikur përdorej në jetën e përditshme, kurse sot është pjesë e aktiviteteve me karakter shoqëror, kulturor dhe etnologjik edhe në Malësi. Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në këto treva, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë,” shkruan Gjeloshaj. Kryetari Gjeloshaj më tej shton se duke qenë se si trev e cila ka bërë ruajtjen dhe kultivimin e kësaj veshje, janë veçanarisht krenar që Xhubleta është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore si trashëgimi jomateriale. “Komuna e Tuzit duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarje të madhe, vendos që vitin 2023 ta shpallë si vit të Xhubletës, ku lidhur me të do të zhvillohen evenimente, ngjarje dhe aktivitete të ndryshme gjatë vitit 2023,” përfundon Gjeloshaj.

SHARE