Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, ka thënë se seanca e djeshme e Kuvendit ka sjellë shumë të mira për qytetarët dhe ka kthyer buzëqeshjen në fytyrat e tyre, por edhe ka treguar se deputetët mund të jenë të bashkuar. Ai theksoi se ishte i bindur “që kemi arritur në një Këshill Prokurorial të pavarur, profesional, dhe të paanshëm, i cili do t’i shërbejë ekskluzivisht Malit të Zi dhe qytetarëve të Malit të Zi. Beçiq tha se është i kënaqur me arritjet e mbledhjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi dhe gjithçka që kanë bërë në 16 muajt e fundit dhe në vitin 2021. Ai thotë se rezultatet janë krenari për çdo deputet – edhe për pushtetin edhe opozitën, por edhe për qytetarët e Malit të Zi. “Rezultate të tilla mbresëlënëse janë arritur pavarësisht polarizimit, tensioneve dhe bojkotit të parlamentit,” shtoi Beçiq. Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, të mbajtur dje, krahas ligjeve dhe akteve tjera, është miratuar Ligji për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2022.