Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika së bashku me sekretarin e Këshillit, z. Lindon Gjelaj, zhvilluan një vizitë zyrtare në TV Boin. Ata bënë dorëzimin e një mirënjohje për kontributin 20 vjeçar në informinin dhe transmetimet vetëm në gjuhën shqipe, për çështjet, ngjarjet, aktualitetet dhe aktivitetet e përgjithshme për shqiptarët në Mal të Zi dhe rajon. Gjithashtu gjatë këtij takimi u theksua që vitin që po vjen Këshilli kombëtar do ndajë disa mjete financiare për blerjen e një mjeti tehnik për nevojen e punës së televizionit. Gjithashtu u theksua nevoja e takimeve të përbashkëta të Këshillit me mediat të cilat informojnë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, në mënyrë që të ndëgjohen problematikat që ato hasin dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen.