NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS 28 DHJETORI

Komuna e Ulqinit dhe „Rrugët Tivar – Putevi Bar“, si ofertues me ofertë më të volitshme, kanë lidhur kontratën për rindërtim – asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës 28. Dhjetori. Vlera e kontratës së nënshkruar është 361.923 euro, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 10 ditë nga dita e hyrjes në punë. Punimet do të kryhen gjatë muajit dhjetor. “Ne po i përmbushim premtimet tona dhe po rindërtojmë infrastrukturën tonë. Punojmë për të mirën e qytetit dhe qytetarëve tanë”, tha kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

SHARE