INFLACIONI NË EVROPË BIE PËR HERË TË PARË NË 17 MUAJ

Për herë të parë në 17 muaj, inflacioni në Evropë po tregon shenja të zbutjes. Çmimet e konsumit u rritën me 10% deri në nëntor, sipas të dhënave zyrtare për 19 vendet që përdorin euron. Kjo shifër është më e ulët nga një rritje rekord prej 10.6% muajin e kaluar dhe më e ulët se sa prisnin ekonomistët. Në Gjermani, ekonomia më e madhe e bllokut, inflacioni vjetor ra në 11.3% nga 11.6%, ndërsa fitimet e çmimeve në Francë qëndruan stabël në 7.1%. Inflacioni në Itali u ul në 12.5% nga 12.6%, ndërsa Spanja pa një rënie më të madhe, në 6.6% nga 7.3%. Megjithatë nga ana tjetër çmimet për ushqimet, alkoolin dhe duhanin vazhduan të rriten ndjeshëm. Ato shkuan në 13.6% në nëntor, kundrejt 13.1% një muaj më parë. Por të dhënat e eurozonës mbështesin shpresat se inflacioni në shumë ekonomi të larta mund të ketë arritur kulmin, duke i lejuar kështu bankat qendrore të kundërshtojnë rritjet agresive të normave të interesit që po grumbullojnë presion mbi ekonominë globale.

SHARE