NESËR MBRËMA TESTIM ANONIM PËR HIV/SIDA

Qendra Shëndetësore e Podgoricës njofton opinionin se nesër, më 1 dhjetor, në Ditën Botërore të HIV/SIDA-s, në periudhën prej orës 18:00 deri në mesnatë, do të organizojë testimanonim. Testimi do të kryhet në Qendrën e Parandalimit, në objektin Nova Varosh. “Shfrytëzojmë rastin të ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të marrin më shumë informacion, që këtë mund ta bëjnë në Qendrën për Parandalim të Qendrës Shëndetësore të Podgoricës dhe ditëve tjera në orarin e rregullt të Qendrës sonë”, theksuan nga ky institucion shëndetësor.

SHARE