KLUBI TAEKWONDO-së BESA ME 4 KAMPIONA BALLKANIK

Në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Rumani, Klubi i Taekwondosë ,,Besa” është fitues i shtatë medaljeve, pesë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Sportisti Zinedin Beqaj zuri vendin e 1,duke u shpallur seniori më i mirë në këtë kampionat. Sa i takon kategorisë së kadetëve, Benan Jusufgjokaj ne Kampionatin ballkanik zuri po ashtu vendin e 1 kurse vendin e 2 në Generation 24-E2 në të njëjtën kategori. Motrat Angjella dhe Andrea Berishaj poashtu u shpërblyen me vendin e 1. Angjella në kategorinë e juniorëve, kurse Andrea është fituese e dy medaljeve, në kampionatin Generation 24-E2 në të cilin merr vendit e 1 dhe shpallet garuesja më e mirë në kategorinë e kadetëve, si dhe fituese e vendit të 1 në Kampionatin Ballkanik. Kurse vendin e 3 në kategorinë e juniorëve e zuri sportisti Sebastian Dushaj. Me këtë rast, kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj i përgëzoi këta sportista për arritjet e tyre.

SHARE