GJUKANOVIQ TAKOHET ME AMBASADORËT E GRUPIT TË VISHEGRADIT

Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e mëtejshme të fuqishme të vendeve të V4 për integrimin e Malit të Zi dhe rajonit, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili u takua me ambasadorët e Grupit të Vishegradit (V4).“Vazhdoi praktika e mirë e takimit me ambasadorët e V4: Çeki – Karel Urban, Hugari -Jozef Negjeshi, Poloni – Artur Dmohovski, Sllovaki –  Boris Gandel. Bisedime përmbajtjese për momentin aktual politik në Mal të Zi dhe politikën e zgjerimit të BE-së”, ka thënë Gjukanoviq në Twitter.

SHARE