MUGOSHA: RËNIE E LEHTË E INFEKSIONEVE, I MUNDSHËM BLLOKIM I RI

Kur shohim incidencën 14-ditore, kemi një rënie të lehtë të numrit të personave të infektuar, por numri i njerëzve që vuajnë nga Covid 19 është akoma shumë i lartë dhe masat nuk po ndiqen siç duhet. Nëse do të ketë një rënie në numrin e njerëzve të infektuar dhe një bllokim të mundshëm varet ekskluzivisht nga respektimi i masave, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha për TV Vijesti. Ne morëm pamje nga restorante dhe kafene, ku gjithçka mund të shihet në rrjetet sociale dhe pyesim veten çfarë të bëjmë më pas. Të gjitha masat duhet të çojnë në rënien e të infektuarve, dhe kjo varet ekskluzivisht nga fakti nëse ne do t’i respektojmë masat,” tha Mugosha. Ai gjithashtu vuri në dukje se qytetarët nuk janë “shumë të përkushtuar në respektimin e masave” dhe se ata u përpoqën të propozonin masa në mënyrë që ekonomia të mos mbyllej, duke pasur parasysh situatën në vend. “Fakti është se nuk është e lehtë dhe e thjeshtë në Malin e Zi,” tha Mugosha. Ai shtoi se sistemi shëndetësor është i ngarkuar, por se ende ruhet. “Nëse numri i njerëzve të infektuar nuk zvogëlohet, kam frikë se do të duhet të futemi në një bllokim të plotë si në valën e parë,” tha Mugosha. Poashtu njoftoi se nëse masat nuk japin rezultate, ato të rejat “me siguri do të jenë më të rrepta se këto tani”.

SHARE