Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit e Turqisë.
Kryeministri Millojko Spajiq theksoi se ky vendim është marrë me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke shtuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Ankaran.
Vendimi është miratuar me pëlqimin e shumicës së anëtarëve të Qeverisë dhe ka për qëllim rishikimin dhe përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve turq në Mal të Zi.
Pezullimi i regjimit pa viza u paralajmërua më herët nga kryeministri Spajiq, pas ndalimit në Podgoricë të rreth 50 shtetasve turq dhe azerbajxhanas për verifikimin e ligjshmërisë së qëndrimit të tyre në vend.










