Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dënon fuqishëm kërcënimet e drejtuara ndaj reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq.
“Këto dukuri nuk duhet të përsëriten, sepse të gjithë jemi të detyruar të punojmë për të parandaluar intolerancën dhe ekskluzivitetin në rritje,” shkroi Dukaj në rrjetin X.
Njëkohësisht, Dukaj thekson se gjeneralizimin dhe stigmatizimin mund ta ndalojë vetëm një sistem i fortë institucional, i cili do të identifikojë dhe ndjekë përgjegjësinë individuale.
“Mal i Zi është një shoqëri e paqes, respektit dhe bashkëjetesës, dhe pikërisht këto vlera kanë qenë themeli i fortë për rrugën tonë evropiane. Detyra jonë është që kjo të mbetet kështu,” theksoi Dukaj.










